Çairi dhe Hani i Elezit thellojnë bashkëpunimin, Ganiu  në vizitë tek Ballazhi

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot vizitoi Komunën e Hanit të Elezit, ku edhe realizoi takim pune me kryetarin e kësaj komune Mehmet Ballazhin dhe nënkryetarin Sevdi Dernjani.“Ishte një takim mjaft produktiv me çrast edhe shtrim dorën e bashkëpunimit për shumë fusha që do të mund të jenë në interes të zhvillimi socio-ekonomik të të dyja komunave- Çairit dhe Hanit të Elezit”, ka deklaruar pas takimit kreu i Çairit, Visar Ganiu.Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit në veçanti fokusi është vendosur në promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe pjesëmarrjen e përbashkët në projekte që do të përmirësonin dukshëm jetesën e banorëve të të dyja komunave.“U zotova se Çairi gjithmonë do të jetë mbështetje e fuqishme jo vetëm e Komunës së Hanit të Elezit, por edhe të gjitha komunave të tjera që kanë nevojë për një gjë të tillë”, ka thënë Ganiu.

Related posts

Pushteti Lokal

Komunat dhe Këshillat Komunalë Komuna e Likovës: Erkan Arifi, Kryetar i Komunështtps://www.komunaelikoves.gov.mk Komuna e Pllasnicës: Ali Jaoski, Kryetar i Komunështtps://www.plasnica.gov.mk/ Komuna e…

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…