Çairi shënoi Ditën e Evropës, Ganiu mirëpriti Ambasadorin Gir

Në organizim të Komunës së Çairit, Dita e Evropës-9 Maji u shënua në Çarshinë e Vjetër. Ndërsa shënimit të kësaj Dite mjaft të rëndësishme iu bashkëngjit edhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir.Ngjarja u përcoll me ekspozita artistike të përgatitura nga piktorë lokalë, sikurse dhe me interpretim të muzikës klasike nga artistë të ndryshëm në “Rrugën e Evropës” në Çarshinë e Vjetër. Nga ana tjetër, nxënës të të gjitha shkollave fillore të Çairit para ambasadorit prezantuan ekspozitën me informacionet e 27 shteteve të Bashkimit Evropian me çka edhe përçuan porosinë se edhe Çairi është Evropë.“Me këtë rast përgëzuam artistët dhe fëmijët për atmosferën e mrekullueshme që krijuan sot në këtë Ditë mjaft të rëndësishme për të gjithë ne, përmes të cilës ditë përçohen dhe kultivohen vlerat më të bukura të mundshme-VLERAT EVROPIANE”, ka deklaruar kreu i Çairit, Visar Ganiu.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…

Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Universitetin “Nënë Tereza”

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e…