Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Tetovë, sot ka mbajtur takimin e rradhës të punës ku të pranishëm kanë qenë të gjithë anëtarët e degës, anëtar të kryesisë qendrore, të këshillit të përgjithshëm, funksionar qendror dhe lokal, duke dëshmuar qartë se është një nga degët më të bashkuara dhe më të fuqishme.
Me këtë rast, në një atmosferë pune kryetari i degës Faton Ahmeti ka elaboruar të gjithë të arriturat dhe retrospektivën e punës.
Në këtë takim pune, gjithashtu është diskutuar mbi funksionalitetin e degës, prioritetet të cilat duhet t’i kenë të zgjedhurit nga dega e BDI në Tetovë gjatë vitit të ardhshëm përfshirë këtu edhe punët që duhet bërë si dhe angazhimin më të madh si në pushtetin lokal ashtu dhe në atë qendror.