Deputetja Vjollca Latifi Ademi, vizitë pune në PABSEK në Stamboll

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në PABSEK, i përbërë nga Vjollca Latifi Ademi dhe Lidija Tasevska, mori pjesë në punën e Grupit të Punës, Komisionit për Çështje Politike dhe Komisionit për Teknologji, që u mbajt sot në Stamboll.

Anëtarët e Komisionit rizgjodhën në krye të Komisionit, Roberta Alma Anastase.

Vjollca Ademi mori pjesë në punën e Komisionit për Çështje Teknologjike dhe Ekologjike, në të cilin, ndër të tjera, u diskutua edhe për Propozim-raportin “Strategjitë nacionale në fushën e inteligjencës artificiale në vendet e BSEK-ut”.

Në fjalën e saj, Vjollca Ademi tha se në dy dekadat e fundit, vendi ynë ka bërë përpjekje serioze për zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Ajo nënvizoi se Maqedonia e Veriut ka njohur potencialin e rëndësishëm të inteligjencës artificiale në transformimin e sektorëve të ndryshëm, si shëndetësia, financat dhe arsimi. Me ndihmën e investimeve të Qeverisë sonë janë themeluar disa qendra dhe institucione kërkimore për avancimin e kësaj fushe, përfundoi Ademi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…