Detonimi në Banjicë të Epërme për punimet e Korridorit 8/ Grubi: Me punë mposhtim skepticizmin, lëvizim nga vendi projekte për jetë më cilësore

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot bashkë me ambasadoren amerikane Aggeler, ministrin Boçvarski, zëvendës ministrin Rexhepi, drejtorin Rustemi dhe përfaqësues nga Bechtel Enka kanë marrë pjesë në detonimin në terren për vazhdimin e punimeve për Korridorin 8.

Me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë,znj. Angela Aggeler, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi dhe përfaqësuesit e konzorciumit ndërkombëtar Bechtel & Enka me detonimin në terrenin e punës në afërsi të fshatit Banjicë e Epërme shënuam fillimin e punimeve ndërtimore të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorit 8.

Tejkaluam një nga një të gjitha procedurat e nevojshme ligjore, të gjitha fazat përgatitore dhe ja ku jemi sot me hapa të avancuar drejt realizimit të ëndrrës për të pasur rrjet bashkëkohor të qarkullimit rrugor.

Me punë mposhtim skepticizmin dhe lëvizim nga vendi ato projekte që janë predispozitë e jetës më cilësore.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…