Dita e Alfabetit/ Kryetari Ahmeti: Të rrojë përjetë gjuha jonë e bukur dhe kujtimi për ata që e ruajtën atë me jetët e tyre

Me rastin e shënimit të ditës së Alfabetit shqip, sot në Akademinë solemne të organizuar nga Qeveria, kryetari i BDI Ali Ahmeti në fjalimin e tij mes tjerash tha se përvjetorët e alfabetit i festojmë me fanatizëm sepse respektojmë sakrificat e gjakut që është derdhur për atë kauzë që determinoi ekzistencën tonë.

Përvjetorin e 115-të të Kongresit të shkronjave shqipe të Manastirit e shënuam sot me manifestimin qëndror në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut, duke rikujtuar sakrificat shekullore të kombit tonë për të pasur shqipen e shkruar dhe shkollat tona, e drejtë e natyrshme, e luftuar padrejtësisht dikur.

Sot prezenca dhe fjalët e Presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski dhe e Kryeministrit të vendit, Dimitar Kovaçevski për bashkëqytetarët e tyre shqiptarë ishin porosi e qartë se gjërat kanë ndryshuar, se gjuha jonë çmohet e nderohet dhe është vlerë e pakontestueshme e zhvillimit të vendit tonë.

Përvjetorët e alfabetit i festojmë me fanatizëm sepse respektojmë sakrificat e gjakut që është derdhur për atë kauzë që determinoi ekzistencën tonë.

Të rrojë përjetë gjuha jonë e bukur shqipe dhe kujtimi për ata që e ruajtën atë me jetët e tyre! Urime Dita e Alfabetit!

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…