Dita e shënimit të Gjuhës maqedonase, e organizuar nga ana e Ministrisë së Kulturës

Trajtimi, mbrojtja avancimi dhe afirmimi i gjuhës maqedonase mund të ndërtohet vetëm mbi baza të forta, të cilat i vendos arsimi. Nga kjo rrjedh rëndësia e investimeve të vazhdueshme në përmirësimin dhe zhvillimin e arsimit, që është prioritet për këtë Qeveri dhe Ministrinë e Arsimit.

Këtë vit nxënësit e klasës së parë dhe të katërt mësuan Gjuhën maqedonase nga materialet e reja për mësim, ndërsa vitin e ardhshëm shkollor kompetencat gjuhësore nga tekstet e reja shkollore fo të fitojnë edhe nxënësit e klasës së dytë dhe të pestë. Në rrjedhë është Shpallja publike për recensentët e teksteve shkollore prandaj Ju bëjë thirrje mësimdhënësve të cilët i plotësojnë kushtet të aplikojnë, sepse vlerësimi profesional i teksteve shkollore i liron ata nga gabimet.
Me këtë rast dua të theksoj edhe një herë rolin kyç të mësimdhënësit – ai e ndërton qëndrimin korrekt të nxënësit ndaj gjuhës standarde maqedonase dhe rregullave të drejtshkrimit të saj, ministri Shaqiri tregoi rëndësinë e fakulteteve pedagogjike në krijimin e mësimdhënësve cilësorë, që e edukojnë dhe mësojnë të ardhmen e këtij vendi.
Mësimdhënësit e mirë janë vendimtar për arsimim të mirë. Më gëzon fakti që këtë vit akademik numri i studentëve të regjistruar në vitin e parë, në ciklin e parë të studimeve të programit studimor në Gjuhën maqedonase është pothuajse dy herë më i lartë se vitin e kaluar.Në vitin 2021/22 janë regjistruar 25 studentë, për dallim nga 14 në vitin akademik 2020/21. Kjo është rezultat i politikave aktive të bursave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me të cilat inkurajojmë studentët t’i zgjedhin pikërisht programet për arsim të kuadrit mësimor.
Në pjesën e shkencës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës financon punën e Institutit Publik Shkencor Instituti për Gjuhën Maqedonase “Kërste Misirkov” Shkup, duke përfshirë veprimtarinë botuese, pjesëmarrjen në konkurse ndërkombëtare dhe konferenca shkencore jashtë vendit dhe organizimin e tubimeve shkencore në vend.
Vitin e kaluar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbështeti dhe funksionalizoi vendimin për blerje të përhershme të të drejtave materiale nga hartuesit e Fjalorit interpretues të gjuhës maqedonase dhe tani ai është burim publik, i disponueshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të përdorin gjuhën maqedonase,qytetarët e Maqedonisë së Veriut, bashkatdhetarët nga diaspora maqedonase dhe të gjithë individët e tjerë të interesuar, shkencëtarë dhe biznesmenët në mbarë botën.
Dita e Gjuhës maqedonase shënohet për herë të katërt, për nder të 5 majit të vitit 1945, kur Qeveria e atëhershme e Republikës Popullore të Maqedonisë e miratoi alfabetin e Gjuhës maqedonase si shkrim zyrtar.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…