Drejtori Abdullahi: Shpallje e re publike për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare për zhvillimin rural për vitin 2023 – Investime për modernizimin e ekonomive bujqësore

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural publikon SHPALLJE PUBLIKE nr. 4/2023 për paraqitjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare për zhvillimin rural për vitin 2023 Investime për modernizimin e ekonomive bujqësore.

Kushtet që duhet të plotësojnë aplikantët janë si më poshtë:

1. Për investime në makineri bujqësore bashkëngjitur – Kapaciteti minimal prodhues prej 2 ha për prodhimin e kulturave të ndryshme bujqësore ose të një kulture bujqësore ose 0,5 ha për kapacitetin e prodhimit të perimeve në natyrë ose 0,5 ha për kapacitetin e prodhimit të duhanit.

2. Për investime në pajisjet e prodhimit të duhanit – Minimumi 0.5 ha për kapacitetin e prodhimit të duhanit.

3. Për blerjen e kapanoneve – Kapaciteti maksimal i silosit 25 ton.

4. Për investime në objekte për prodhimin e ushqimit me origjinë shtazore dhe/ose jo shtazore – Për investime në baxho – minimum 150 dele dhe/ose 50 dhi

5. Për investime në pajisjet e bletarisë – Centrifugë, shkrirës dylli, mulli sheqeri, peshore blete, enë mjalti, dekristalizues dhe hapës elektrik huall mjalti.

Vlera maksimale e kostove të pranueshme për shfrytëzues për Masën 121 – Investime për modernizimin e ekonomive bujqësore është 600.000,00 denarë. Mjetet ndahen për periudhën e realizimit të planit të biznesit dhe paguhen në baza vjetore.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…