Drejtori Festim Halili vjen me një super lajm

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, Festim Halili informon për aprovimin e tre projekteve kruciale për infrastrukturën hekurudhore që pritet të realizohen përmes fondeve evropiane IPA3.⏰Vërtetë nuk kemi tren 🚉 të shpejtë si në Japoni 🇯🇵, por aplikimet për projekte i procesojmë shpejtë 🤗📌 Super lajm, aprovohen nga fondet evropiane IPA3, financimi i 3 aplikimeve kruciale për infrastrukturën hekurudhore në vendin tonë:✅ Studimi fizibil dhe projekti ideor i rekonstruimit të hekurudhës nga Shkupi deri në Kërçovë, me vlerë 3m euro.✅ Studimi i zgjërimit të kapaciteteve të kalimeve hekurudhore kufitare në: Tabanovcë, Bogorodicë, Kremenicë dhe Bllacë, me vlerë 2m euro.✅ Studimi për sanimin i urave dhe strukturave përgjatë korridorit 10, me vlerë 1.5m euro.🗣Dhe jo vetëm kaq, presim përgjigje dhe për 9 aplikime të tjera, për rregullimin e infrastrukturës hekurudhore në Maqedoninë e Veriut., ka shkruar Halili në rrjetin social facebook.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…