Drejtori Halili: Investojmë në pesë ndërmarје për zhvillimin e zgjidhjeve për t’u përballur me ndryshimet klimatike

FIZHT investon në pesë ndërmarје për zhvillimin e zgjidhjeve për t’u përballur me ndryshimet klimatike, në kuadër të Sfidës – Përballja me ndryshimet klimatike 2022.

Pesë projektet e ndërmarrjeve të përzgjedhura për bashkëfinancim në kuadër të sfidës: Vilamet, Grint IT, Inovativnost, Kodhem dhe Dominos, nënshkruan sot në ambientet e Fondit një marrëveshje, nëpërmjet të cilave do të mundësohet zhvillimi i teknologjive, produkteve dhe/ose proceseve inovative, klimatike/të pastra që synojnë zbutjen ose reduktimin e pasojave të ndryshimeve klimatike.

“Ndryshimet klimatike janë një nga kërcënimet më të mëdha me të cilat përballet njerëzimi, prandaj jam vërtet krenar që FIZHT është i përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet e përbashkëta të Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’iu përgjigjur sfidave të ndryshimeve klimatike, veçanërisht me investime në sektorë cenueshëm. Sfida – përballja me ndryshimet klimatike paraqet jo vetëm fillimin, por edhe një hap konkret që e kemi realizuar në drejtim të forcimit të financimit të klimës në Maqedoninë e Veriut, me të cilin kemi inkurajuar potencialin e sektorit privat për të investuar në zgjidhje inovative në përballjen me ndryshimet klimatike”.

https://www.facebook.com/photo?fbid=702699681420501&set=pcb.702700058087130
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…