Drejtori Halili në Torino, takime në dhomën ekonomike dhe panairin e teknologjisë ushqimore

Drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik Festim Halili po qëndron për vizitë në Torino të Italisë me ftesë të Fondacionit Europian të Trajnimeve për të bashkërenduar aktivitetet në projektet e programit për shkencë dhe inovacion Horizon Europe.

Gjatë kësaj vizite ai ka realizuar takime të rëndësishme në dhomën ekonomike të Torinos në Itali si dhe ka marrë pjesë në panairin më të madh të teknologjisë së ushqimit “Terra Madre Salone del Gusto”.

Me ftesë të ETF (Fondacionit Europian të Trajnimeve) ndjekim agjendën e ngjeshur për të rrjetizuar kompanitë e vendit tonë me ato evropiane dhe për të bashkërenduar aktivitetet në projektet e programit për shkencë dhe inovacion Horizon Europe.

Takim me dhomën ekonomike të Torinos në Itali, ku prezantuam mundësitë e mbështetjes së FIZHT për investitorët italian dhe mbështetjen teknike që mund të japim.

Hapje solemne e pavilionit të Maqedonisë së Veriut në panairin më të madh të teknologjisë së ushqimit “Terra Madre Salone del Gusto”, s’bashku me ambasadorin tonë në Itali z. Vesel Memedi dhe kryetaren e FAO.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…