Drejtori Halili: Nevojitet bashkëpunim për të përforcuar rezistencën kibernetike në nivel kombëtar

DFIZHT Festim Halili mbajti fjalim sot në konferencën ndërkombëtare “Integriteti Kibernetik në Administratën Publike”.

Ngjarja, e cila u organizua nga IMPETUS dhe mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe, bëri të mundur ndarjen e mesazheve dhe rekomandimeve kryesore me të gjitha palët e interesuara në mënyrë që të përballen më lehtë me kërcënimet e sigurisë kibernetike dhe të inkurajojnë ndryshime transformuese.

DFIZHT Festim Halili theksoi se: “Nevojitet një bashkëpunim i përbashkët dhe i ngushtë i Qeverisë, akademisë, industrisë dhe komuniteteve civile për të përforcuar rezistencën kibernetike në nivel kombëtar dhe për të siguruar prosperitetin dhe mbrojtjen e interesave të veprimit online të të gjithëve”. Në këtë drejtim, FIZHT së fundi nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me AEK – MKD CIRT, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve mbrojtëse përmes shkëmbimit të ndërsjellë të informacionit për sigurinë kibernetike, trajtimit më efikas të incidenteve në hapësirën kibernetike dhe mbështetjes së investimeve në këtë fushë.

https://www.facebook.com/photo?fbid=770141971342938&set=pcb.770142184676250
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…