Drejtori Halili paralajmëron hapjen e Laboratorit të ri në Universitetin e Tetovës

🛎🗣Lajm i BUKUR në këtë ditë me shi të begatë. Po vjen LABORATORI më i ri në Universitetin e Tetovës.

🆘️ Fondi për Inovacion, për herë të parë, do të investojë afër 5.000.000 denarë në themelimin e laboratorit për SIGURI KIBERNETIKE 💾 dhe Forenzikë Digjitale 📟 në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore në UT.

👨‍🎓👩‍🎓Studentët dhe profesorët 👨‍🏫👩‍🏫 do të kenë qasje në pajisjet më të fundit për Kibernetikë dhe do të kenë mundësi të eksperimentojnë me softueret për mbrojtje të të dhënave dhe t’ju ndihmojnë qytetarëve për vetëdijësim të mbrojtjes nga sulme të tilla digjitale.

🚨 Ky laborator do të jetë i hapur për të gjithë hulumtuesit e rrinjë që të kryejnë studime dhe hulumtime shkencore në MBROJTJEN KIBERNETIKE.

🗣 Ashtu siç kontribuam në të kaluarën për këtë Universitet, që u themelua me shumë sakrificë e mund, kontribuojmë edhe tani, siç do të jemi aty për UT-në edhe në të ardhmen

🗽 PËRGËZIME të gjithë studentëve, stafit akademik dhe administrativ, si dhe profesorëve që kontribuan në përpilimin dhe prezantimin e projektit përpara jurisë së ekspertëve.

📘 Vetëm dritë e diturisë, përpara do të na shpjerë!

https://www.facebook.com/photo?fbid=801636348193500&set=pcb.801636581526810
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…