Drejtori Halili priti në takim ambasadorin japonez, Otsuka Kazuya

Mirëmëngjes dhe mirëseardhje të ngrohtë për delegacionin e lartë nga Japonia, kryesuar nga ambasadori i Japonisë, Otsuka Kazuya.

Japonia ka potencial të madh ekonomik dhe investues dhe përfaqëson një partner të rëndësishëm me të cilin mund të arrijmë rritje të përshpejtuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit u prezantua puna e agjencisë shtetërore të zhvillimit JETRO, e cila ka në fokus promovimin e investimeve ndërmjet Japonisë dhe pjesës tjetër të botës. Bashkëpunime të tilla janë të një rëndësie të madhe për mbështetjen e konkurrencës dhe inovacionit të ndërmarrjeve maqedonase.

#DFIZHT Festim Halili prezantoi vizionin e #FIZHT për të mbështetur ndërmarrjet inovative vendase dhe aktivitetet e ndërmarra nga Fondi që do të transformojnë ekosistemin vendor.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=871656391191495&set=pcb.871656467858154
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…