Drejtori Halili priti në takim përfaqësues të ETF dhe InovCluster nga Portugalia

Në kuadër të ngjarjes „International networking event – Skilling up the Western Balkan agri-food sector“ që mbahet nga 5-7 dhjetor 2023 në Shkup në bashkëpunim ndërmjet Fondacionit Evropian të trajnimit (ETF) dhe Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik. DFIZHT Z. Festim Halili mirëpriti delegacionin me përfaqësues të ETF dhe InovCluster nga Portugalia në një takim pune.

Në takim u konstatua bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet FIZHT dhe ETF në sferën e mbështetjes së projekteve dhe zhvillimit të aftësive në sektorin ushqimor-bujqësor, si dhe u shkëmbyen ide për thellimin e bashkëpunimit në projekte dhe aktivitete të reja të përbashkëta me partnerë nga rajoni i Ballkanit dhe i Bashkimit Evropian, me referencë të veçantë për investimet në kërkim dhe zhvillim, udhëheqjen e teknologjive të reja dhe forcimin e kapaciteteve inovative të kompanive vendase dhe rajonale.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=911820120508455&set=pcb.911820410508426
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…