Drejtori i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati dje në Bruksel mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshëm të Asociacionit Botëror të Shërbimeve Publike të Punësimit (WAPES).
Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë vendimmarrës dhe përfshin të gjithë anëtarët e asociacionit.
Ky organ është përgjegjës për miratimin e buxhetit vjetor, statutet dhe planet e përgjithshme për aktivitetet e ardhshme, zgjedhjen e kryetarit, anëtarëve të Bordit Drejtues dhe auditorëve.
Gjatë ditës së djeshme, Drejtori Bekim Murati është takuar me kolegët e disa Shërbimeve Publike të punësimit nga e gjithë bota.