Edi Rama pret Artan Grubin me porosinë: census.stat.gov.mk

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi gjatë ditës së dytë tëqëndrimit në Shqipëri, sot ka takuar kryeministrin, z. Edi Rama.Grubi ka falënderuar z. Edi Rama për pritjen vëllazërore në kryeministripor dhe për kontributin e tij që nga deklarata e përbashkët e partiveshqiptare që rezultoi në arritje të mëdha.Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu i ka thënë Ramës së ështëpër tu përshëndetur fakti që midis dy vendeve tona nuk ka pasur dhe nukka asnjë çështje të hapur, por përkundrazi të gjitha sukseset pothuajsei kemi të përbashkëta, si hapërimin drejt anëtarësimit në NATO, ashtuedhe tash rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.Grubi dhe Rama kanë diskutuar edhe rreth kontestit i cili muajve tëfundit është ri aktualizuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës sëBullgarisë, ku u dakorduan se problemet dhe çështjet e hapura ndërmjetfqinjëve duhet të tejkalohen përmes dialogut.Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe kryeministri Rama gjatë takimitkanë këmbyer mendime edhe Korridorit 8, projekt ky për të cilin z. Ramatha se në Shqipëri është prioritet i Qeverisë pasi që është në të mirëne vendit por dhe të mbarë rajonit, kurse Grubi nga ana e tij kainformuar Ramën se edhe në Maqedoni të Veriut po punohet në drejtim qësa më shpejt të përfundoj ndërtimi i këtij korridori.Të dy bashkëbiseduesit, zëvendëskryeministri i parë Grubi dhekryeministri Rama kanë vlerësuar lartë përkushtimin e deritanishëm tëdiasporës së Maqedonisë së Veriut pasi që për më pak se një muajpozitivisht ftesës për Regjistrim i janë përgjigjur më tepër se 130.000banorë.Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi dhe kryeministri iRepublikës së Shqipërisë, z. Edi Rama në fund të këtij takimi kanëshkëmbyer mendime dhe kanë diskutuar edhe rreth situatës në rajon poredhe rreth mundësive të reja të zgjerimit të bashkëpunimit midis vendevetë Ballkanit Perëndimor.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…