Ekspozitë e vizatimeve fëmijërore nga karvani “Kuvendi për qytetarët”

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është vendosur ekspozita e vizatimeve dhe mesazheve të fëmijëve si rezultat i karvanit mobil “Kuvendi për qytetarët”, që u realizua vitin e kaluar, prej më 25 tetor deri më 11 nëntor. Gjatë takimeve dhjetëditore me qytetarët, numër i madh i nxënësve, përmes ilustrimeve dhe mesazheve të veta e ndanë vështrimin e vet kreativ dhe unik për dhomën ligjvënëse dhe i dërguan mesazhet e veta për deputetët. 

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas brifingut të sotëm me gazetarët, e vizitoi ekspozitën dhe tha se mesazhet dhe idetë e ndara sugjerojnë se çfarë i gëzon, por edhe çka i dëshpëron më të rinjtë dhe ato duhet të jenë motivi akoma më i madh për deputetët të ofrojnë zgjidhje për ardhmërinë më të mirë të gjeneratave të reja.  

Projekti realizohet në kuadër të “Programit për mbështetje parlamentare” që është i financuar nga Agjencia Zvicerane e Zhvillimit (SDC), përmes Ambasadës Zvicerane dhe mesazhet dhe vizatimet do të vihen në korniza dhe së shpejti do i stolisin muret e dhomës ligjvënëse. 

Krijimtaritë figurative janë vepër e fëmijëve pjesëmarrës në karvanin nëpër qytetet Kavadarc, Gjevgjeli, Strumicë, Radovish, Koçan, Veles, Prilep, Manastir, Ohër, Dibër dhe Gostivar. Qëllimi i karvanit ishte përfitimi i njohurive për punën e Kuvendit, për historinë e parlamentarizmit, procedurën ligjvënëse dhe për tema tjera nga puna e institucionit, në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së Kuvendit dhe afrimit të tij te qytetarët që nuk kanë mundësi të vizitojnë dhomën ligjvënëse.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…