Për të trajtuar në mënyrë më efektive ndikimet në ekonomi të shkaktuara nga Pandemia globale e virusir Korona Covid 19, është duke u implementuar një pako e madhe e masave fillestare ekonomike me vlerë prej 200 milion euro.
Me masat tashmë të vendosura, shteti po kursen 250.000 vende pune dhe ndihmon më shumë se 35.000 ndërmarrje.
Masat do të ndihmojnë të gjitha kompanitë e prekura nga kriza, gjegjësisht secili punëtor të marrë nga 14.500 denarë nga shteti, pagë për muajt Prill dhe Maj.
Kjo masë do të thotë mbështetje për çdo punëtorë, por gjithashtu nënkupton mbështetje për zejtarët, aktivitete të pavarura, punëtorët sportive, artistë etj.
Menaxherët dhe pronarët e bizneseve të punësuar në kompani gjithashtu do të jenë në gjendje të përdorin këtë masë.
Politikat ekonomike të ndjekura nga Qeveria kanë marrë miratimin dhe besimin e institucioneve financiare ndërkombëtare për implementimin e tyre në ekonominë tonë.
Masat e implementuara vlerësohen mirë nga FMN dhe për këtë arsye mbështetja prej 176 milion euro është dy herë më shumë sesa ishte planifikuar fillimisht.
Qeveria dhe institucionet vazhdojnë të zbatojnë masa dhe politika ekonomike që sigurojnë mbajtjen e vendeve të punës dhe sigurojnë të ardhura për të gjithë të punësuarit derisa të tejkalohet kriza e virusit Korona.
Qeveria gjithashtu do të marrë parasysh masat e reja për të ndihmuar sektorin e biznesit dhe mbështetja për rimëkëmbjen e ekonomisë pas përfundimit të krizës së virusit Korona pasiqë gjithashtu do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme.