Elezi:Aprovohen gjithësejt 245 kërkesa nga kompanitë që aplikuan për kredi nga Bankapër Zhvillim

Zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi thekson se tashmë janë aprovuar gjithësejt 245 kërkesa nga kompanitë të cilat kanë aplikuar për kredi nga Banka për Zhvillim e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Thirrja publike për kompanitë ishte publikuar në uebfaqen e Bankës dhe në dy gazetar ditore më 25 Mars të vitit 2020. Aplikacionet për kredi pa interes ndërsa aplikimi për kredi pa interes ka filluar të realizohet nga 26 Mars i vitit 2020 për shkak të mënyrës elektronike të aplikimit.

Numri i përgjithshëm dhe numri i kërkesave të aprovuara për këtë lloj kredie është gjithësejt 245.

Raporti i parë gjithësejt 136 kërkesa në vlerë prej 77.679.360,00 denarë dhe raporti i dytë 118 kërkesa në vlerë prej 57.601.000,00 denarë ose gjithësejt 245 kërkesa të aprovuara në vlerë prej 135.280.360,00 denarë.

Kushtet janë:

Vlerë minimale prej 184.000 denarë ndërsa vlera maksimale:

· për kompani deri në 10 të punësuar mund të miratohen deri 307.500 denarë

· për kompani nga 11 deri më 50 të punësuar mund të miratohen deri në 922.500 denarë

· për kompani nga 51 deri më 250 të punësuar mund të miratohen deri në 1.845.000 denarë

Kreditë janë pa ndonjë klauzolë valute dhe deri më 2 vitë përfshirë edhe grejs periudhën prej 6 muaj.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…