Epitafi me mbishkrimin Dardanus / Grubi: Janë ndërmarrë të gjitha masat ligjore për ruajtjen dhe dërgimin e artefakteve në Muzeun Arkeologjik Shtetëror

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi bashkë me drejtuesit e institucioneve vendore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore ka vizituar sot lokalitetiten ku ditë më parë u gjet epitafi me mbishkrimin Dardanus.

Ai në një prononcim për media potencoi se aktivitetet ndërtimore janë ndërprerë dhe se për momentin po vazhdojnë gjurmimet arkeologjike të Qendrës Nacionale për Konzervim në Shkup.

Grubi siguroi opinionin se janë ndërmarrë të gjitha masat ligjore për ruajtjen dhe dërgimin e artefakteve të gjetura në Muzeun Arkeologjik të Maqedonisë së Veriut.

“Bashkë me drejtuesit e institucioneve kompetente vendore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore vizitova sot lokacionin ku ditë më parë u gjet epitafi me vlerë të madhe arkeologjike me mbishkrimin “Dardanus”. Në vendngjarje janë në rrjedhë e sipër gjurmimet e mëtejshme arkeologjike që po i zhvillon Qendra Nacionale për Konzervim në Shkup dhe dua të siguroj opinionin se janë ndërmarrë të gjitha masat e parapara ligjore për ruajtjen dhe dërgimin e çdo artefakti të gjetur në këtë lokacion në Muzeun Arkeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut” – ka shkruar Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…