
Evzal Arsllani, i lindur më 29 tetor 1986, banon në fshatin Dobërdoll, Komuna e Vrapçishtit. Ai është politikolog i diplomuar, me përvojë në administratën publike dhe në udhëheqjen politike lokale, i njohur për përkushtimin ndaj përfaqësimit të interesave të qytetarëve dhe për aftësitë e mira drejtuese e komunikuese.
Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në drejtimin Shkenca Politike. Pas diplomimit, angazhimin profesional e ka zhvilluar në sektorin publik, fillimisht në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (2014–2021), ndërsa që nga viti 2021 e në vazhdim punon si inspektor tatimor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.
Angazhimi i tij politik është i vazhdueshëm. Ai është anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim që nga themelimi. Në vitin 2025 ka ushtruar funksionin e Kryetarit të Këshillit Komunal të Vrapçishtit, ndërsa nga viti 2022 deri në vitin 2026 është Kryetar i Këshillit Vendor të BDI-së në Dobërdoll.
Evzal Arsllani flet shqipen si gjuhë amtare, maqedonishten shumë mirë dhe italishten në nivel të shkëlqyer. Ai dallohet për aftësi në udhëheqje, strategji politike dhe komunikim të mirë bashkëpunues.

1 Comment