Faton Pollozhani

Faton Pollozhani është Kryetar i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Strugë, me angazhim të vazhdueshëm në jetën politike dhe shoqërore, i udhëhequr nga parimet e demokracisë, përfaqësimit qytetar dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në ushtrimin e këtij funksioni, fokusi i tij kryesor është forcimi i strukturave partiake dhe ndërtimi i një komunikimi të hapur dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Është i diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe aktualisht ndodhet në fazën përfundimtare të studimeve master në Studime Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Formimi i tij akademik ka ndikuar drejtpërdrejt në qasjen profesionale ndaj politikave publike, zhvillimit lokal dhe proceseve të integrimit evropian.

Angazhimi politik i Faton Pollozhanit në strukturat e BDI-së në nivel lokal ka filluar në kuadër të strukturave rinore. Për rreth një dekadë ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Nëndegës në Dollogozhdë, duke kontribuar në konsolidimin e organizimit partiak dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare. Më pas, ka marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së Degës së BDI-së në Strugë.

Gjatë veprimtarisë së tij ka ushtruar funksione të rëndësishme publike dhe institucionale, përfshirë atë të Zëvendësministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Zëvendësdrejtorit të Ndërmarrjes Publike “Sistemi i Kolektorit”, si dhe për dy mandate radhazi Këshilltar i zgjedhur në Këshillin e Komunës së Strugës. Po ashtu, gjatë periudhës së studimeve ka qenë i angazhuar në projekte të rëndësishme të sektorit joqeveritar.

Veprimtaria e tij politike dhe institucionale bazohet në parimet e transparencës, dialogut dhe përgjegjësisë publike, me synimin për të vazhduar kontributin e tij me integritet, përvojë dhe vizion në zhvillimin e Strugës dhe në avancimin e vlerave të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…

1 Comment

Comments are closed.