Festim Halili: Krijojmë një sfidë të re për “Krijimin e një Qendre për trajnim për punë të gjelbra – Green Jobs Training Hub”

Keni ide? Mos u anko, por apliko! S’bashku me USAID 🇺🇲 dhe IESC. Krijojmë një sfidë të re për “Krijimin e një Qendre për trajnim për punë të gjelbra – Green Jobs Training Hub”, kështu ka njoftuar drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili.

🎯Qëllimi i sfidës është krijimi i një Qendre për trajnim për punë të gjelbra, e konceptuar si një strukturë qendrore e dedikuar për të ofruar trajnim gjithëpërfshirës për zhvillimin e aftësive për të rinjtë në sektorë të ndryshëm, dhe e lidhur me punë të gjelbra si: instalues i paneleve diellore, operatori i hidrocentraleve, specialisti i bioenergjisë, tekniku i automjeteve elektrike (EV) dhe edukatori i zvogëlimit të mbeturinave.

✅Buxheti i përgjithshëm i sfidës është 60 mijë USD, në kundërvlerë në denarë.

⭕Kjo sfidë do të sigurojë financim deri në 90% të buxhetit të përgjithshëm të projektit, në një shumë maksimale deri në 60,000 USD në kundërvlerë në denarë, dhe 10% e mbetur do të sigurohet nga aplikanti.

Sfida po zbatohet në partneritet me Aktivitetin e USAID-it për të rinjtë që në mënyrë aktive krijojnë mundësi, të zbatuar nga organizata Avancimi i ekonomive për komunitete më të forta (IESC) në partneritet me Forumin rinor arsimor dhe Qendrën për sipërmarrësit dhe zhvillimin e menaxherëve.

💯Më shumë informacion rreth sfidës në: https://fitr.mk/…/sfida-per-themelimin-e-qendres-se…/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0ySdThP4oSHNaeoo7rBjYVAZYi9BetxzgFvtadgs4BRvwCrCGGDG3nuywMKz9j62vl&id=639296832&mibextid=Nif5oz
Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…