Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me Festivalin “Këngë Jeho” në Strugë. Festivali “Këngë Jeho” ngre siparin në StrugëSot, bashkë me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, me Kryetarin e Komunës së Strugës, z. Ramiz Merko, Ministren e Kulturës, znj. Irena Stefoska dhe shumë personalitete të tjerë të shquar, ishim present në ceremoninë hapëse të festivalit “Këngë Jeho” në Strugë.Ndjehem mëse i nderuar të marr pjesë në hapjen e këtij festivali, sidomos në vitin e tij të 30 jubilear, si dhe për mirnjohjen e pranuar nga ana e organizatorëve. Përveç pranisë sonë gjatë natës së sotme, ne do të vijojmë të mbështesim këtë festival dhe jo vetëm, në mënyrë që jeta kulturore dhe artistike në qytetin e Strugës dhe më gjërë të jetë e gjallë.I uroj suksese në zhvillimin e këtij festivali organizatorëve, por edhe performuesve të cilët na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre nga shumë qytete të vendit dhe nga të gjitha trevat shqiptare.