Në fillim të muajit shtator ka filluar realizimi i projektit më të madh të realizuar ndonjëherë në Klinikën Universitare të Hematologjisë, bëhet fjale për ndërtimin edhe të një kati shtesë prej 800m2 ,projekt i finansuar me grant nga Ambasada e SHBA-ve me vlerë prej 1 milon eurove.
Drejtori Organizativ Flutim Kadriu deklaron se nga marrja e mandatit të tij prioritet i tij ka qen zgjerimi i hapsirave të Klinikës me qëllim të dyfishimit të kapacitetit të Klinikës dhe ofrimit te kushteve edhe më të mira për pacinetët.
“Për këtë ne si Klinikë kemi aplikuar me projekt konkret, kemi përmbushur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe për fat të jonin e kemi fituar këtë grant. Pas saj kemi kryer gjithë punët administrative deri në marrjen e lejes së ndërtimit dhe fillimit të punimeve. Ky eshtë investimi më i madh i ndodhur ndonjëher që nga ndërtimimi i Klinikës në vitin 1970”, deklaroi Kadriu.
Sipas drejtorit Flutim Kadriu projekti pritet të përfundojë në korrik të 2023-shës.
“Mendojmë të kalojmë në qendër rajonale hematologjike, sidomos për pacientët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë të cilat deri tash kan qenë të pranuar me numër të kufizuar përshkak të kapacitetit -deklaron Drejtori Kadriu.
Shton se me këtë intenzitet siç janë duke vazhduar punimet në bazë planit dinamik, për më pak se një vit do zgjedhim problem 50 vjeçar.