Finalizimi i Poliklinikës në Saraj/ Grubi inspektoi nga afër realizimin e punimeve

Zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi ka inspektuar  punimet në ndërtimin e poliklinikës në Saraj. Grubi tha se objekti i poliklinikës së shpejti do ti dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pas përfundimit të projektit të ndërtimit të poliklinikës në Saraj, me asfaltimin e rrugës rreth objektit përfunduan edhe punët shtesë nga aneks kontrata e që nuk ishin paraparë në projektin bazë. Javën para nesh, objekti i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa edhe pajisjet janë të siguruara tashmë”, tha Grubi.

Grubi në këtë inspektim ishte i shoqëruar nga deputeti i zonës, Arben Ziberi dhe koordinatori i caktuar për Saraj, Rafiz Haliti.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…