FIZHT dhe Akceleratori UKIM nënshkruan memorandum bashkëpunimi për të mbështetur arsimin, inovacionin dhe krijimin e bizneseve të reja në kuadër të programeve të EIT

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe Akceleratori UKIM si Sekretar Kombëtar i IET, sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi me qëllim të përforcimit të arsimit, inovacionit dhe krijimit të bizneseve të reja, si shtytës kyç për rritje të qëndrueshme dhe konkurrencë të ekonomisë maqedonase.

Përmes bashkëpunimit të përbashkët, ndërmarrjet maqedonase do të inkurajohen që të marrin pjesë aktive në mundësitë e hapura për financimin e projekteve përmes instrumenteve financiare në dispozicion të FIZHT, si dhe në thirrjet e hapura të EIT për: ndryshimet klimatike, digjitalizim, energji, shëndetësi, lëndë të para, ushqim, prodhim, lëvizjen urbane dhe kulturën dhe krijimtarinë.

“Bashkëpunimi ndërmjet FIZHT dhe Akceleratori UKIM është një konfirmim i angazhimit të përbashkët për të inkurajuar inovacionin, hulumtimin dhe sipërmarrjen në vendin tonë. Jam veçanërisht i kënaqur që me këtë bashkëpunim gjatë periudhës së ardhshme do të punojmë intensivisht në zhvillimin e tre komponentëve që janë prioritet për zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut: përmirësimi i konkurrencës dhe produktivitetit të ndërmarrjeve vendore, krijimi i mundësive atraktive për punësim dhe tërheqja e të rinjve për të zhvilluar zgjidhje inovative në treg” tha Festim Halili, drejtor i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.

Me këto aktivitete është paraparë mbështetje edhe për gjeneratën e re të hulumtuesve, inxhinierëve, sipërmarrësve dhe inovatorëve në fushat në të cilat IET ka aktivitet, si dhe të rrisë nivelin e pjesëmarrjes së sektorit privat nga Republika e Maqedonisë së Veriut në mundësitë e ofruara nga FIZHT dhe EIT.

“Si Sekretariat Kombëtar i EIT i cili menaxhohet nga Akceleratori UKIM, do të ofrohet një burim i centralizuar informacioni për të gjitha shërbimet dhe mundësitë e ofruara për inovatorët nga i gjithë komuniteti i EIT, i cili numëron më shumë se 3,200 partnerë nga organizatat më të mira të biznesit, hulumtimit dhe arsimit dhe me mbi 70 qendra inovacioni në të gjithë Evropën dhe një buxhet total vjetor prej mbi gjysmë miliardë eurosh”, theksoi Aleksandar Stamboliev, Sekretar Kombëtar i EIT në Maqedoni.

Në kuadër të Memorandumit është paraparë edhe organizimi i eventeve që shfrytëzuesit e interesuar të informohen për mundësitë dhe programet që ofrojnë mbështetje për zhvillimin dhe promovimin e produkteve dhe/ose shërbimeve të tyre, shërbime për aspekte të ndryshme të veprimtarisë së biznesit, duke i lidhur me mentorë të shquar që do t’i ndihmojnë të zhvillojnë idenë e tyre dhe të përgatisin projekte të përbashkëta që do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë vendore.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…