Fjalimi i Osmanit në Konferencën për bashkëpunimin e Think Thank organizatave nga Ballkani Perëndimor- THINK BALKANS

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani kishte fjalën hyrëse në takimin e parë të partnerëve të projekteve dhe përfaqësuesit nga Ministritë për Punë të Jashtme të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Grupi i Vishegradit në kuadër të projektit THINK Balkans.Në fjalimin e tij Osmani iu referua rëndësisë së veçantë të rolit të Think Thank organizatave në ndërtimin e shoqërive demokratike, ekspertizës së tyre dhe analiza në krijimin e politikave, si dhe kontributin e tyre thelbësor në debatet e hapura dhe diskutimet.“Bashkëpunimi i think thank komuniteteve në rajon përmes këtij projekti do ta pasurojë bashkëpunimin rajonal, veçanërisht në kontekst të ballafaqimit me sfidat procesit aderues në BE dhe do të kontribuojë të forcohet zëri dhe ndikimi i rajonit në BE”, theksoi MPJ Osmani.Ministri e konfirmoi transparencën e Ministrisë për Punë të Jashtme për të qenë partnerë në këtë projekt, e cila është në korrelacion të fortë me përcaktimin për dialog aktiv dhe bashkëpunim i Shtëpisë me shoqërinë civile.Projekti është mbështetur financiarisht nga fondi i Vishegradit edhe është modeluar sipas shembullit të platformës –B4 Think Thank. Njësia projektuese ka për qëllim që ta përforcojë bashkëpunimin dhe të përmirësojë dialogun ndërmjet organizatave Think Thank nga grupi i Vishegradit dhe Ballkani Perëndimor me ministritë e Punëve të Jashtme dhe çështjeve nga interesi i përbashkët strategjik.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…