Fronti Europian: Gjeneratat e ardhshme nuk kanë nevojë për të kaluarën e errët, por për të ardhmen e ndritur europiane

Bujar Osmani, si përfaqësues i Frontit Europian, sot ka mbajtur debat të hapur me temën:”Nacionalizmi përjashtues në shtetet multietnike”

Osmani në debat theksoi se retorika banale e bllokut opozitar maqedonas për gjoja refuzimin e ngjarjeve të vitit 2001 nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e kotë për të zvogëluar forcën reale të shqiptarëve në bllokun e padiskutueshëm fitues – Fronti Europian.

“Gjeneratat e ardhshme nuk kanë nevojë për të kaluarën e errët, por për të ardhmen e ndritur europiane, në një aleancë të përhershme me NATO-n dhe ShBA-në”, tha Osmani dhe bëri thirrje që politika e errët dhe e pashpresë putiniste të dënohet njëherë e përgjithmonë.

Njëherazi, Osmani theksoi se: “Fushata për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Frontin Europian është fushata më pozitive dhe më progresive nga të gjitha opsionet politike në vend deri tani”, duke shtuar se programi i qartë me projekte specifike zhvillimore, si dhe pasqyra specifike e rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim të plotë në BE deri në vitin 2030, janë shtyllat kryesore të opsionit të koalicionit të udhëhequr nga BDI, i cili më 24 prill mori mbështetje plebishitare nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera, do të finalizohet më 8 maj.

Debati u mbështet nga prezantimet e Prof. Dr. Arta Bilalli, Prof. Dr. Bashkim Selmani dhe Daut Dauti, shkrimtar dhe publicist.

Në prezantimet e tyre, panelistët theksuan efektet negative të nxitjes së nacionalizmit dhe sundimit të pabarazisë në shoqëri, gjegjësisht theksuan nevojën për barazi të vërtetë ndërmjet shqiptarëve, maqedonasve, turqve, romëve, serbëve, boshnjakëve, vllehëve dhe të gjithë qytetarëve të tjerë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike apo fetare.

Video: https://fb.watch/rRWbUzGn9-/

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…