Front Europian stacionin e rradhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri shumë të madh të qytetarëve kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka theksuar se ky front jo vetëm që do bëj histori, por do e avancojë edhe më shumë atë.
Pse u ndërtua Fronti? Frontet dhe bashkimet bëhen në situata kur je përpara reziqeve, kur përpara shtrohen çështje madhore që kërkojnë zgjidhje, por në front nuk i përmbush çdokush standardet sepse për të qenë në front ka edhe standarde, mençurinë, misionin dhe vizionin dhe pikërisht ky front është momenti më vendimtarë që do të bëj jo vetëm histori por do avancojë historinë edhe më shumë të vendit duke bërë bashkë të gjitha komunitetet e vogla të cilat kanë qenë monedhë kusuritje mes dy blloqeve politike maqedonase. Për herë të parë rreshtohen aty ku e kanë vendin. Ky front nuk është vetëm për një përballje, është për përballje edhe më të forta që do të pasojnë edhe pas përfundimit të ciklit zgjedhor sepse vendi duhet anëtarësuar në BE, nuk kemi as formulë e as zgjidhje tjetër, tha Ahmeti.
Ziadin Sela shtoi se me shqetësim këtë front e kanë parë vetëm ata rryma dhe faktor politik të cilët vendit i dëshirojnë stagnim.
Natyrisht që këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme edhe për ka rëndësia edhe për nga sfidat që na presin të gjithë si rajon. Rajoni jonë është i trazuar dhe kjo është simbolika e bashkimit dhe krijimit të frontit europian, për të cilin unë besoj se z. Ahmeti nuk e ka pas lehtë, por nga ana tjetër është e arritshme dhe sot është realitet. Me shqetësim këtë front e kanë parë vetëm ata rryma dhe ata faktor politik të cilët vendit i dëshirojnë stagnim. Me skepticizëm këtë front e kanë parë ata të cilët Maqedoninë e Veriut duan ta kthejnë mbrapsht, theksoi Sela.
Bujar Osmani vlerësoi se Fronti Europian është bashkimi i tretë, por tani me një dimension pak më ndryshe.
Fronti Europian nuk është parti politike. Fronti Europian nuk është as koalicion i partive politike, Fronti Europian është një ide e madhe. Është një ide e madhe të cilës i ka ardhur koha, një ortek i cili ka bërë bashkë ëndrrën e secilit njeri në këtë shtet, për barazi, për drejtësi dhe jetë të begatë në BE. Dhe këtë po e shoh si entuziazëm, si buzëqeshje në çdo vendbanim ku jam duke shkuar, se Fronti Europian është bashkimi i tretë, por tani me një dimension pak më ndryshe, tha Osmani.
Musa Xhaferri nënvizoi se nuk ka dyshim se kjo zonë do sjellë vota me shumë për Bujar Osmanin dhe listën tonë të cilës i prinë Ziadin Sela.
Kërçova është bastion i BDI-së dhe tash do bëhet bastion i Frontit Evropian dhe kjo forcë do jetë fituese e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare me 24 prill dhe 08 maj. Nuk kam dyshim se kjo zonë do sjellë vota me shumë për Bujar Osmanin dhe listën tonë të cilës i prin kryetari i Ash-së Zijadin Sela, shtoi Xhaferi.
Remzi Mehmedi tha se ju garantoj që edhe ndaras ta kishim bërë këtë garë, po nga ky koalicion do të ishte renditur i pari.
Ne edhe në mënyrë të veçantë, duke garuar veçmas dhe duke qenë pjesë e institucioneve të këtij shteti, kemi bërë punë të mira, por punë të shkëkqyeshme mund të bëjmë vetëm duke qenë bashkë. Prandaj për këtë i falenderoj kryetarët e partive politike, në veçanti, zotëri Ziadin Sela dhe zotëri Ali Ahmeti. Ky falenderim shkon në mënyrë të veçantë sepse ky bashkim nuk ka të bëjë fare me një bashkim vetëm për ti fituar një palë zgjedhje në një cikël politik, sepse ju garantoj se edhe ndaras ta kishim bërë këtë garë po nga ky koalicion do të ishte renditur i pari, tha Mehmedi.