Pas nënshkrimit të koalicionit për Frontin Europian me PDSH e Menduh Thaçit, Lëvizjen Populli të Skender Rexhepi Zejd, PDE-në e Arjanit Hoxhës dhe Partinë Demokratike Turke – PDT (TDP), kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti mbajti konferencë për media në të cilën u nënshkrua marrëveshja e koalicionit me Fatma Osmanoskën, kryetare e Partisë Unioni i Romëve.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti theksoi rëndësinë e koalicionimit mes dy komuniteteve, atij të romëve dhe shqiptarëve, dhe forcën që Fronti Evropian do ta ketë në luftën kundër diskriminimit dhe margjinalizimiz të çdo komuniteti.
“Komuna e vetme në Europë e komunitetit rom ndodhet në vendin tonë, kjo është me të vërtet për tu gëzuar por edhe për të përkrahur. Ju përfaqësues gjatë Marrëveshjes së Ohrit nuk keni pasur, unë kam përfaqësuar të gjitha komunitetete që aty nuk kanë pasur përfaqësues, edhe për komunitetin turk, edhe për komunitetin rom e boshnjak, por edhe përfaqësues i presidentit Trajkovski që nuk i ishte pranuar besimi evangjelist. Ju do e provoni partneritetin e BDI-së, nuk ka nevojë të bëni kërkesa, sepse unë vij nga një komb i diskriminuar dhe i margjinalizuar dhe të gjithë do të luftojmë kundër këtij diskriminimi sepse dhe komuniteti rom është pjesë e jona, dhe ku më mirë se në Frontin Evropian arrihet kjo. Unë do të doja ta përgëzoj krytarin e Shuto Orizarës për të gjitha punët që i ka bërë në komunën e tij dhe për të gjithë qytatrët e tjerë. Që ka vendosur bashkëpunim me komunitetin shqiptar në komunën e Shuto Orizarës. Do të jemi në një rrugëtim bashkë, vendin tonë duhet ta anëtarsojmë në BE, në vendin tonë duhet të sundojë ligji, duhet të sundojë demokracia, dhe ne jemi ajo force, Fronti Europian që t’i ndërtojë këto vlera në vendin tonë. Më 24 prill nap ret fitore bindëse, dhe më 8 maj fitore e padiskutueshme. BDI do të bëj edhe të pamundërën që në këtë mandat të ketë deputet rom dhe ajo duhet të jetë Fatma”, u shpreh mes tjerash para të pranishmëve kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ndërkohë kryetarja e Partisë Unioni i Romëve, Fatma Osmanoska tha se sot se rruga e vetme që edhe komuniteti rom të gjej përkrahje dhe mbështetje, është bashkimi në një front të vetëm siç është Fronti Evropian.
“I nderuar z.Ahmeti, i nderuar kryetar komune, të nderuar përfaqësues të partive politike, të nderuar bashkëqytetarë të mi romë, të nderuar këshilltarë.
Bashkimit Evropian është zhvillimi i qëndrueshëm, çrrënjosje e varfërisë, promovimi i paqes, mbrojtje e të drejtave të njeriut dhe vlerave mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian janë dinjiteti njerëzor, liria, demokracia, barazia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. Të kemi jetë dinjitoze për romët, shqiptarët, turqit, shqiptarët, boshnjakët në vendin që është atdheu i të gjithë neve si komunitet, sepse tanimë dhe në kemi staf dhe një parti politike rome që bashkohet dhe organizohet, këtu ne qëndrojmë me krenari para derës evropiane”, tha kryetarja i Partisë Unioni i Romëve, Fatma Osmanoska.
Gjithashtu për rëndësinë e Frontit Evropian foli edhe kryetari i Komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush, i cili theksoi se me këtë front romët do të fillojnë të jetojnë ëndrrën që duhej të fillonte para shumë viteve, duke shtuar se ky front do të fitoj mbi 20 deputetë.
“Kjo që po ndodh në kohën tonë më vjen keq që politikanët e mëparshëm romë nuk e njohën këtë mundësi për të shfrytëzuar marrëveshjen kuadër siç e shfrytëzuan vëllezërit shqiptarë sot për të qenë një popull i barabartë me maqedonasit por them se kurrë nuk është vonë. Ky koalicion do të sjellë një fitore të madhe me plus 20 deputetë”, tha kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush.
2 Comments