Pas nënshkrimit të koalicionit për Frontin Europian me PDSH e Menduh Thaçit, Lëvizjen Populli të Skender Rexhepi Zejd, PDE e Arjanit Hoxhës, sot në Gostivar, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti mbajti konferencë për media në të cilën u nënshkrua marrëveshja e koalicionit me Beycan Iljazi, kryetar i Partisë Demokratike Turke – PDT (TDP).
“Marrëveshjes së Ohrit i duhen të gjitha partitë politike, për të ndryshuar statusin politik në Maqedoninë e Veriut. U ndryshua statusi i popullit turk, boshnjak, dhe rom. Këtë ndryshim ma ka thënë dhe presidenti i ndjerë Trajkovski i cili më tha se me marrëveshjen e Ohrit kam fituar dhe unë, sepse u pranua dhe besimi evangjelist që ishte i papranuar në këtë shtet. Marrëveshja e Ohrit është një pasuri dhe kapital për komunitetet që ishin të magjinalizuara. Ky front do të jetë jo për përdorim të njëhershëm për zgjedhjet presidenciale e lokale, ky front do të jetë jetëgjatë sepse interesat janë të përbashkëta nuk mund t’i ndajmë njerzit që jetojnë bashkë, sepse janë krijuar familje. Ne kemi vetëm një dallim vetëm gjuhën, ndërsa të gjitha të tjerat i kemi të përbashkëta. Ky front edhe ju vetë të dashur të përkatësisë së komunitetit turk do ta provoni se më shumë se politikë do të jetë bashkëpunim vllazëror. Ne po bëjmë përpjekje bashkë që vendin ta antarësojmë në BE, gjithashtu që të forcojmë dokumentat e pakontestueshme të Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjes së Prespës, marrëveshjen për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabiltete për vendin dhe rajoni. Prandaj motoja jonë jo rastësisht është po Europës dhe jo Rusisë, sepse ne duam paqe dhe stabilitet për të gjitha kombet në Europë”, u shpreh mes tjerash para të pranishmëve kryetari i BDI Ali Ahmeti.
Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike Turke, Beycan Iljaz tha se sot jemi dëshmitar të një momenti historik këtu në Gostivar, në këtë qytet ku përjetohet më së miri jeta multietnike.
“Sot jemi dëshmitar të një momenti historik këtu në Gostivar, këtu në një qytet ku përjetohet më së miri jeta multietnike. Dita e nënshkrimit të këtij koalicioni i cili nxjerr në pah veçoritë që na bashkojnë e jo ato që na nadajnë, është një hap përpara ardhmërisë sonë. Karakteristikat e partive antare të koalicionit janë përvoja e tyre politike, dhe përfshirja e tyre në politikë në momenentn më të rëndësishme të vendit. Duke i hedhur ne hapat drejtë ardhmërisë sonë, dua të ju njoftoj për një fitore të madhe bindëse dhe të thellë. Shpresoj se ky kolicion të jetë i dobishëm për vendin tonë multietnik dhe të ardhmen tonë”, tha kryetari i PDT (TDP) Iljaz.
Ndryshe, nesër e enjte, me fillim në ora 14:00, Kryetari Ali Ahmeti do të firmos marrëveshje koalicioni edhe me kryetarin e komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush.
1 Comment