Ganiu: 9500 familje pajisen me fletpronësi – nje rekord tjetër i komunës së Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sot takoi banorët të lagjeve të ndryshme nga Çairi, të cilëve u dha lajmin e shumëpritur se janë bërë me fletë pronësi, gjegjësisht zot të shtëpive të tyre.Kryetari Ganiu pas ndarjes së çerfitikatave të pronësisë informoi se Komuna e Çairit, deri më sot ka pranuar 12.000 kërkesa për fletëpronësi, ndërsa prej tyre 9500 familje kanë marrë fletëpronësi, që e bën Komunën e Çairit tu paraprinë të gjitha komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sa i përket përgjigjes ndaj kërkesa për pronësi të shtëpisë dhe regjistrim të fletëpronësive.  ‘Komuna e Çairit ka arritur t’i procesoj dhe realizoj mbi 80% të këtyre kërkesave dhe si e tillë konsiderohet rekordmene në këtë fushë’, deklaroi Ganiu. Të drejtën e pronës private dhe banimit, tha Ganiu, e konsiderojmë si të drejtën elementare të demokracisë dhe shtetit dhe si të tillë jemi kampion në realizimin e kësaj të drejte individuale dhe familjare.  ‘Komuna e Çairit ka pajisur 9500 familje me fletpronësi duke rregulluar statusin banues të këtyre familjeve dhe zgjidhjen e këtyre problemeve me rëndësi jetike. Në mandatin e ri, procesi i legalizimit dhe i fletëpronësive do jetë problem që do i takoj të shkuarës’, tha kryetari i Komunës së Çairit dhe kandidat për këtë detyrë në katër vitet e ardhshme Visar Ganiu. E gjithë kjo arritje u mundësua në bazë të Ligjit mbi legalizimet, që krijoi mundësitë që shumica dërmuese e banorëve të Çairit të pajisen me fletë-pronësi për shtëpitë e tyre, disa nga të cilat të ndërtuara dekada më parë, tha Ganiu duke falënderuar Sektorin për urbanizëm të komunës për punën efikase gjatë gjithë këtyre viteve.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…