Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, premtoi tre mega-projekte infrastrukturore për Çairin që do t’i realizon në mandatin e ri katërvjeçar.Ganiu njoftoi se do të rekonstruohet rruga “Cvetan Dimov”, apo rruga e Jahja Pashës siç njihet tek ne dhe e njëjta shndërrohet në bulevard modern.‘Zgjerimi i rrugës Cvetan Dimov është një ndër projektet më të rëndësishme që do ta lehtëson trafikun dhe do ta përshpejton qarkullimin e automjeteve. Do të ketë 35 metra gjerësi, korsi për biçikleta, gjelbërim mes dy anëve, që do të thotë ajër më të pastër dhe trotuare për këmbësorët, një investim prej afro 7 milion euro’, tha Ganiu.Ai paralajmëroi edhe zgjerimin e rrugës “Brigada Maqedonase Kosovare” dhe depërtimin e rrugës “Xhon Kenedi” drejt Karposhit dhe Vizbegut.‘Do të zgjerojmë rrugën “Brigada Maqedonase Kosovare” në një gjatësi prej 1600 metrash, edhe me gjerësi prej 40 metrash, katër korsi, me shtigje për biçikleta, trotuare, gjelbërim dhe ndriçim rrugor. Do ta lidhim rrugën “Xhon Kenedi” me Bulevardin “Nikolla Karev”. Do të ketë gjerësi prej 25 metrash dhe gjatësi prej 400 metrash, investim prej 3.5 milion eurosh.Visar Ganiu tha se gjatë mandatit të ardhshëm, “Kërste Arsenov”, “Pavle Iliq”, “Dobri Daskallov”, “Strumiçka” dhe rruga “Resenska” do të bëhen njëkahëshe, me të cilin projekt do të lehtësohet dukshëm trafiku.Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se Shkupi tani më është qytet i të gjithëve, dhe se për herë të parë zhvillohet në mënyrë të barabartë në dy anët e tij, në secilën komunë dhe në secilën lagje.‘Gjatë mandatit të kaluar katër vjeçar janë rekonstruar rrugët “Xhon Kenedi”, “Nikolla Karev”, “Kërste Petkov Misirkov”, “Bosnja e Hercegovina”, ndërsa bashkë më Komunën e Çairit do të zgjidhim edhe problemin e parkimit në Çair’, tha Shilegov.Shilegov tha se pasi të zgjerohet rruga “Cvetan Dimov”, siç është projektuar, do të kalon edhe bus-rapid transiti në Çair, gjatë fazës së dytë kur do të bëhet lidhja mes Butelit dhe Kisella Vodës.