Ganiu vizitoi Arbëreshët e Kalabrisë: Po forcojmë urat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka qëndruar në Kalabri të Italisë, ku edhe është takuar me kryetarin e Komunës së Shën Mitrit (San Demetrio Corone), Ernesto Madeo.

“Në Kalabri bashkë me arbëreshët, bashkëpunimin e filluar vite më parë nga kryetari i mëparshëm i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, e vazhdova sot gjatë vizitës që realizova në Komunën Shën Mitri dhe takimin që pata me kryetarin e saj Ernesto Madeo”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

 Ai bashkë me homologun Madeo paralajmëruan thellim të bashkëpunimit, vëçanërisht në proceset edukativo-arsimore, por edhe pjesëmarrjen në festivale e evente të ndryshme kulturore në të dyja vendet, që do të çojnë drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kombëtare.

“Me këtë rast hasa në një mikëpritje të ngrohtë e vëllazërore dhe vendosëm të forcojmë edhe më shumë urat e bashkëpunimit konkretisht në fushën e arsimit, me çrast ju hapim mundësinë të rinjëve tanë për të studijuar në Liceun qindra vjeçarë të Shën Mitrit ku kishin mësuar krenaria e kombit shqiptar Jeronim De Rada, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi e shumë të tjerë”, është shprehur Ganiu.

Gjatë takimit në Komunën e Shën Mitrit dhe vizitën në Liceun, shtëpinë e Jeronim De Radës e shumë vendeve të tjera historike, kryetari i Çairit, Visar Ganiu, ka ripotencuar se Arbëreshët kanë qenë dhe padyshim se mbeten njëra nga pjesët më të rëndësishme të trungut kombëtar shqiptar.

“Me kryetarin Madeo u dakorduam që në periudhën në vazhdim edhe të zyrtarizojmë binjakëzimin e Komunës së Çairit me Komunë e Shën Mitrit të Kalabrisë, Itali”, ka deklaruar Ganiu.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…