Grubi: 1.500 vende të reja pune në zonën ekonomike të Tetovës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ishte i pranishëm nëvendosjen e gur themelit të investimit të ri të kompanisë LEAR dheNORMAK në Zonën teknologjike industriale zhvillimore në Tetovë.Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut qysh në shtator të vitit tëkaluar ka marr vendim afirmativ për investimin e kontraktuesve privatLEAR dhe NORMAK në këtë zonë të lirë ekonomike.Grubi me këtë rast ka theksuar rëndësinë e këtij investimi që pritet tësiguron mbi 1.500 punësime nga të cilat do të përfitojnë banorët eTetovës dhe rrethinës.Zëvendëskryeministri i parë z. Grubi ka shfrytëzuar rastin që tëfalënderojë përfaqësuesit e kompanive LEAR dhe NORMAK për bashkëpunimine mirë dhe të suksesshëm dhe të përgëzoj të njëjtët për rolin e tyre nëthellimin e marrëdhënieve në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dheMbretërisë së Norvegjisë, në këtë rast me Fondin Investues ShtetërorNorvegjez.Grubi mes tjerave nënvizon se çdo investim i huaj në Republikën eMaqedonisë së Veriut ka ndikuar në uljen e shkallës së papunësisë dhekëtë e kanë treguar statistikat e viteve të fundit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…