Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në kabinetin e tij priti kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për projektet e realizuara deri më tani për Tetovën.Grubi në faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar se me Arifin janë dakorduar se bashkëpunimi i afërt midis qeverisë dhe komunës së Tetovës ka sjellë përfitime për qytetarët e Tetovës siç ishte përfundimi i projektit të rrjetit të ujësjellësit bashkë me stacionin e filtrimit të ujit të pijshëm me çka përfundimisht u mbyll kjo çështje.Grubi gjithashtu ka thënë se “bashkimi bën fuqinë” dhe këtë tashmë e dëshmoi sigurimi i 5 autobusëve urban për Tetovën përmes bashkëpunimit Qeveri-Komunë, me ç’rast ne kontribuuam për një transport me të sigurt për udhëtarët dhe për një komunikacion më efikas.Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi gjatë këtij takimi përshëndeti miratimin e planit vjetor të Agjencisë për rini dhe sport nga ana e Qeverisë përmes të cilit Tetova fiton një fushe multifunksionale sportive.