Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistempolitik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrëpjesë në debatin publik të organizuar nga ana e CIVIL me temë: “Vlerateuropiane – mision i (pa) mundur: Barazia, jodiskriminimi dhemultikulturalizmi përmes prizmës së politikave dhe praktikat në nivelkombëtar”.Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, z. Grubi është shprehur sevendi ndanë vlera europiane për paqen, të një shoqërie demokratike efunksionale, të një vendi ku sundon ligji dhe ekonomia e tregut.“Të them atë që të gjithë e presin, si një përbërës i pashmangshëm i njëvakti të gatuar, si një gjë që është e paevitueshme, e kjo është qëvendi ynë ndanë vlerat europiane për paqen, të një shoqërie demokratikee funksionale, të një vendi ku sundon ligji, ekonomia e tregut dhekështu me radhë. Por, në thelbin e saj, vlerat europiane janë shumë mëtepër sesa një përbërës i paracaktuar i një tërësie, ajo është njëmënyrë e jetës, jetë e përditshme, bindje, por në të njëjtën kohësakrificë për një ideal, kjo është paqja. Kujtojmë, kontinenti ynë gjatëgjithë historisë së tij ka përjetuar më tepër luftëra sesa që ka pasurpaqe. Kjo është arsyeja pse ne themi se Bashkimi Europian është projektimë i madh i paqes përmes të cilit ne mësojmë të respektojmë diversitetinsë bashku. Dallimet janë një pasuri, ato janë një përfitim, ato janë njëngjyrë, por në të njëjtën kohë ato janë një burim konflikti sepseshumica e konflikteve janë etnike, fetare, përveç atyre për territore.Kjo është kështu si rezultat i diskriminimit, si rezultat i pabarazisë.Kjo është arsyeja pse unë besoj fuqishëm në barazi. Barazia ështëformula për një shoqëri multikulturore. Një shoqëri mund të jetë e plotëdhe në harmoni vetëm nëse ka barazi, që në vetvete nënkupton mosdiskriminim, por barazi në të drejta dhe obligime. Të jetosh së bashku,do të thotë të jetosh si i barabartë sepse vetëm të barabartët mund tëjetojnë bashkë. E përsëris, deri sa të bëhem ndoshta dhe i mërzitshëmpor me qëllim që kjo që them të mbahet mend: “Sa më besnik është shtetindaj qytetarëve, aq më besnik janë qytetarët ndaj shtetit”, ka thënëkështu në fillim të fjalimit të tij para të pranishmëve në debat, z.Grubi.Ne arritëm dhe ratifikuam Marrëveshjen e Prespës, nënshkruam dheratifikuam marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, përfunduampjesën normative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, në stilin Linkolnianme sukses ndryshuam kushtetutën, miratuam mbi 60 ligje reformash edheatë me konsensus, organizuam referendum, bëmë zgjedhjet lokale,presidenciale dhe parlamentare dhe çka është më me rëndësi ne ndryshuammënyrën e të menduarit dhe të vepruarit, është shprehur mes tjeraveGrubi.“Bilanci shoqëror mbi të cilin u themelua ëndrra europiane kërkon barazitë plotë. Barazia është paralajmëruese e integrimit dhe paqes. Gjatënegociatave për krijimin e koalicionit qeverisës, ne insistuam nëriformulimin e konceptit “Një shoqëri për të gjithë” në “Një shoqëri ebarabartë për të gjithë”, pikërisht për shkak të asaj që e përmenda pakmë lartë dhe tashmë kjo është e theksuar në një kapitull të posaçëm nëprogramin qeverisës nën konceptin e ri. Shoqëria nuk mund të jetë njënëse nuk jemi të barabartë. Por, më lejoni që edhe njëherë tu kthehembazave dhe vlerave europiane. Të gjitha qeveritë tona ishin prointegrimit euro atlantik, të përkushtuara fuqimisht për integrimin evendit në Bashkimin Europian dhe NATO sepse besuan fuqishëm në këtëangazhim. Në vitin 2008, komuniteti euro-atlantik hapi dyert përShqipërinë dhe Kroacinë që të bëhen anëtare të NATO-së, kurse ne na epërplasën derën në fytyrë, duke na parashtruar kërkesat më absurde përtë ndryshuar kushtetutën me qëllim të ndryshimit të emrit. Kjo shkaktoizhgënjim të madh dhe ndryshoi prioritetet tona. Nga një gatishmëri përtu reformuar shoqëria me qëllim integrimin e vendit deri tek interesat engushta partiake afatshkurtra me qëllim fitimin e zgjedhjeve dheqëndrimin në pushtet duke u kthyer tek vetja, duke kontrolluarkomunitetin akademik, shoqërinë civile, gjyqësorin, mediat,institucionet e deri në një shtet të kapur plotësisht. Ishte i vështirëshpërqendrimi nga ajo rrugë. Por ne ia dolëm, bëmë kompromisin më tëpakuptimtë me qëllim realizimin e ëndrrës sonë dhe tani ne jemi anëtaree NATO-së dhe dielli lindi përsëri, ndërsa vendi ynë mbeti ai që ishte,atje ku ishte, i tëri dhe më i fortë, kurse e njëjta gjë vlen edhe përqytetarët tanë. Ne arritëm dhe ratifikuam Marrëveshjen e Prespës,nënshkruam dhe ratifikuam marrëveshjen për fqinjësi të mirë meBullgarinë, përfunduam pjesën normative të Marrëveshjes Kornizë tëOhrit, në stilin Linkolnian me sukses ndryshuam kushtetutën, miratuammbi 60 ligje reformash edhe atë me konsensus, organizuam referendum,bëmë zgjedhjet lokale, presidenciale dhe parlamentare dhe çka është mëme rëndësi ne ndryshuam mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit.Tërësisht. Ne ndryshuam shoqërinë, absolutisht. Këtë e realizuamverbërisht dhe me plotë vështirësi duke mos llogaritur për rezultatin ezgjedhjeve të radhës, por me besim dhe bindje pasi që ishim tëguximshëm, besuam. Ne edhe më tej besojmë. Europa është kontinenti më ivogël në planet. Një fotografi e thjeshtë bardh e zi, në një formatgrafik që mund ta gjeni në internet, tregon qartë se kontinenti ynë, nëmë shumë se 2 mijë vjet histori ka përjetuar më shumë luftëra se sapaqe. Mbi 16 milion viktima pas luftës së parë botërore. Mbi 50 milionviktima pas luftës së dytë botërore. Ajo grafikë tragjike në bardh e zi,në të cilën periudhat e errëta të luftës mbizotërojnë mbi periudhat epaqes së bardhë, i dha jetë projektit më të madh të paqes në historinënjerëzore, i dha jetë Bashkimit Europian. Kur merrnin vendime,udhëheqësit aso kohe ishin të guximshëm, paçebërës. Miratonin vendime mepërgjegjësinë e arritjes së një paqeje të qëndrueshme në kontinentinbardh e zi. Nuk besoj se ata kanë menduar se si të fitojnë zgjedhjet eardhshme. Ngjashëm si në vitin 2008 kur u përballëm me derën e mbyllur,sot, në kundërshtim me parimet dhe vlerat evropiane, shoqëria jonë,vullneti dhe angazhimi ynë, në vend që të shpërblehemi dhe të shërbejmësi shembull, po përballet me një sfidë të madhe për shkak të njëmosmarrëveshje edhe më të pakuptimtë. Një mosmarrëveshje që thotë se tiishe diçka tjetër deri në vitin 1945 dhe prej atëherë e deri më sot jeajo që je. Një mosmarrëveshje që thotë se ti ishe diçka tjetër deri nëvitin 1945 dhe prej atëherë e deri më sot je ajo që je. Besoni apo jo,kjo dilemë imagjinare dhe mosmarrëveshje e pakuptimtë është arsyeja psee gjithë sakrifica jonë, i gjithë ai bosht i bashkimit si shoqëri, povihet në pikëpyetje. Nuk di si t’ia shpjegoj vetes, e lëre më fëmijëvetë mi nesër. Çfarë dhe pse po presim para një dere të mbyllur në vitin2021? Vërtetë? Arsyeja është se dikush mendon se ti ishe diçka tjetërdhe tani je diçka tjetër. Kaq. Në vitin 2021″, ka theksuar më tej Grubi.Nuk do të dorëzohemi, do të vazhdojmë të ndërtojmë Europën tek ne, kjoështë arsyeja pse barazia, mos diskriminimi dhe toleranca janëthelbësore, në mënyrë që të mos kthehemi në periudhën e zhgënjimit,është shprehur për fund para të pranishmëve në këtë debat, z. Grubi.“Kjo është Europa e shekullit të 19-të. Ne morëm vendime në shumëngjyra, me shumë guxim. Udhëheqësit europianë, nëse vazhdojnë të marrinvendime nga këndi i zgjedhjeve të radhës kombëtare, atëherë vendosinveten por edhe neve bashkë me ta në grackën e formatit bardh e zi dhe jonë frymën e ngjyrave të multikulturalizmit dhe paqes të parapara nëthelbin e Bashkimit Europian. Në fakt, ky është dallimi mes njëpolitikani dhe një lideri. Vallë nëse udhëheqësit e Bashkimit Europiando të jenë politikanë që mendojnë për zgjedhjet e ardhshme ose udhëheqësqë mendojnë për brezat e ardhshëm, varet nga vet ata, ne bëmë gjithahapat e nevojshëm. Ne nuk do të dorëzohemi, ne do të vazhdojmë tëndërtojmë Europën tek ne. Kjo është arsyeja pse barazia, mosdiskriminimi dhe toleranca janë thelbësore, në mënyrë që të mos ktheheminë periudhën e zhgënjimit, përkatësisht nga dera që na u përplasë nëfytyrë, por të ndërtojmë Europën këtu tek ne”, është shprehur në fund tëfjalimit të tij Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.