GRUBI: BDI asnjëherë nuk ka ndërhyrë në proceset zgjedhore në Kosovë

Bashkimi Demokratik për Integrim asnjëherë nuk ka ndërhyrë në proceset zgjedhore të Republikës së Kosovës. Lideri Ali Ahmeti asnjëherë nuk do t’ia kishte lejuar këtë vetes së tij apo edhe neve që të bëjmë një ndërhyrje të tillë. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun” në Televizionin Kombëtar të Kosovës.“Ne asnjëherë nuk kemi ndërhyrë në proceset zgjedhore në shtetet fqinje. z.Ali Ahmeti zemrën e ka në Kosovë, e ndjenë atdhe të vetin dhe ashtu është pasi jetën e tij ia ka dedikuar Kosovës tërësisht. Ai në moshën rinore nuk e dinte se a do e zinte nata në Gjakovë, Pejë, Deçan, Podujevë, Prishtinë, Mitrovicë apo kudo qoftë dhe do të thotë bëhet fjalë për një idealizëm, ai asnjëherë nuk do t’ia kishte lejuar vetes ai apo neve që të bëjmë një ndërhyrje në Kosovë, asnjëherë nuk do të ndodh. Marrëdhëniet tona i kemi pasur jashtëzakonisht institucionale me cilën do qoftë e cila ka udhëheq dhe mendoj që kemi bërë mirë, marrëdhëniet tona me Kosovën janë vëllazërore”, është shprehur Grubi.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…