Grubi: BDI është angazhuar për zbatimin e një vetingu gjithëpërfshirës

Bashkimi Demokratik për Integrim është angazhuar për realizimin e një vetingu të përgjithshëm në politikë, gjyqësi dhe prokurori. Ky hap për BDI-në nuk përfaqëson vetëm një përcaktim të rëndësishëm partiak, por zgjidhje se si të arrijmë deri tek një drejtësi joselektive. Kështu ka thënë për revistën në gjuhën maqedonase zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.“Para një viti e gjysmë BDI nisi një proces të ri-regjistrimit të anëtarësisë dhe një vetingu të brendshëm partiak. Si rezultat i këtij procesi u anëtarësuan mbi 30 mijë njerëz të rinj, u zgjodh tërësisht një kryesi e re e Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas. Pothuajse 100 për qind zgjodhëm kryetar të ri në 36 degë në mbarë vendin dhe mbi 500 kryetar të ri të këshillave vendore. Ky proces përfundoi kah fundi i vitit të kaluar me organizimin e Kongresit të partisë, ku u zgjodhën mbi 70 për qind anëtar të rinj të Këshillit të Përgjithshëm”, deklaroi Grubi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…