Grubi: BDI është e të gjithëve, nuk ka shqiptar që nuk ndihet krenar me arritjet që mbajnë vulën e Ali Ahmetit

Sot, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka mbajtur Evenimentin promovues të projekteve të të Sekretariateve pranë Degës së BDI në Çair.

Para të pranishmëve, fjalë rasti ka mbajtur kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti, zëvendës kryeministri i parë z. Artan Grubi, nënkryetari i BDI-së z. Bujar Osmani si dhe kryetari i degës së BDI-së në Çair z. Bekim Neziri.

Në fjalën e tij para të pranishmëve zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi deklaroi se mbi 40 projektet e prezantuara në këtë ngjarje sfidojnë Qeverinë drejt përmbushjes dhe realizimit të të njejtave, duke përmendur dhe shumë projekte të realizuara më sukses nga platforma zgjedhore e BDI-së.

Ju falenderoj të gjithëve për këtë punë madhore, drejt përpilimit të këtyre projekteve, ndaj duartrokitjet e të gjithë neve në këtë sallë, shkojnë vetëm për ju. Këto projekte do të botohen në një broshurë të përbashkët, që në si Qeveri t’i mbështesim dhe pëkrahim të njejtat, duke na sfiduar që t’i pranojmë dhe realizojmë të njejtat. Ju na sfidoni që të ju përkrahim dhe të realizojme së bashku këto ide. Analizoni programin e BDI-së dhe shikoni se sa projekte i kemi realizuar deri më tani, arritja më e madhe e BDI-së është besimi, pasi nuk ka familje e qytetar që nuk thotë se jemi krenar që kemi kryeministër shqiptar. Kemi ndërtuar kapacitete që sot udhëheqin me shtetin, dikur mungonin kuadro, mirëpo sot kemi kapacitete që na përfaqësojnë denjësisht. Ne po i dalim hakut, pasi BDI-ja është e të gjithëvë jo vetëm e 2-3 personave. Koha është e njerëzve të zotë, koha është e juaja, theksoi Grubi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…