GRUBI: Çairi po bëhet me garazh/parking në kate

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në faqen e tij në facebook ka njëtuar se sot në bashkëpunim me kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiun, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka hapur rrugë procesit të ndërtimit të një garazhi/parkingu në kate në Komunën e Çairit, përkatësisht në hapësirën prapa poliklinikës Bit Pazar. Sipas Grubit me këtë hap të Qeverisë dhe komunës Çair, qytetarët tanë do të mund të parkojnë veturat e tyre në këtë pjesë tejet të frekuentuar të Shkupit, pa penguar apo bllokuar hapësirat publike.Këtë vendim të qeverisë, komuna e Çairit duhet ta realizojë në bazë të Vendimit për kryerjen e punëve për disponim me tokën ndërtimore pronësi e RMV-së, të miratuar nga ana e Qeverisë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…