Grubi dhe Balaj Halimaj: Mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës mbahet me 25 janar 2021

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z.Artan Grubi realizoi takim pune mehomologen e tij nga Republika e Kosovës, zëvendëskryeministren znj.Albulena Balaj Halimaj.Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë konferencës për shtyp tha se mekolegen e tij Balaj-Halimaj kanë diskutuar për mbledhjen e përbashkëtndërqeveritare midis dy vendeve tona që do të mbahet me 25 janar tëvitit të ardhshëm.“Diskutuam për propozim marrëveshjet të cilat i kanë propozuarministritë e dy qeverive tona dhe janë të shumta në numër dhe të cilatgjithsesi se duhet të presin dhe dakordim final midis grupeve teknikedhe atyre politike që në mënyrë solemne me 25 janar të vitit të ardhshëmtë nënshkruhen nga ministrat dhe të solemnizohen në mbledhjen epërbashkët të qeverive tona që do të mbahet në Shkup”, deklaroi Grubi.Grubi gjithashku ka informuar se me homologen e Kosovës znj. AlbulenaBalaj Halimaj kanë diskutuar edhe për mbajtjen e mbledhjeve të grupeveteknike me qëllim që brenda muajit dhjetor të përfundohen të gjithatekstet e marrëveshjeve të cilat do të duhet të nënshkruhen.Ndërkohë zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës znj.Albulena Balaj Halimaj gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, i thaGrubit se ka kënaqësinë të sheh një qeveri e cila ka vullnetin e mirëpër të bashkëpunuar me Republikën e Kosovës, duke theksuar se edhe palakosovare është tejet e interesuar që të nënshkruaj marrëveshje të cilatjanë në interes të vendeve tona por dhe të qytetarëve tanë.“Deri më tani janë rreth 20 marrëveshje të cilat pritet të nënshkruhen epër të cilat do të diskutojë edhe niveli i ekspertëve, niveli teknikpastaj edhe vullneti politik i joni. Ka shumë marrëveshje që janënënshkruar më herët me Republikën e Maqedonisë së Veriut e të cilat kanëqenë shumë të suksesshme. Ajo që vlen të theksohet, në këtë mbledhje tëdy qeverive pikë e rëndësishme është nënshkrimi i marrëveshjes për pikatkufitare që do të bëhen One Stop Shop”, është shrehur Balaj Halimaj.Të dy zëvendëskryeministrat, z. Grubi dhe znj. Balaj Halimaj vlerësojnëse Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë dhe dotë vazhdojnë të mbajnë  marrëdhënie të mira dypalëshe dhe që synim i tëdyja vendeve është integrimin në Bashkimin Evropian.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…