Grubi dhe Bejta: Zgjedhjet lokale do të janë konfirmim i politikave tona të drejta për qytetarët

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka takuar nënkryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta. Në këtë takim sipas Grubit është takuar për shumë çështje, por pa tejkaluar realizimin me sukses të procesit të regjistrimit të popullsisë.Grubi dhe Bejta gjithashtu nuk kanë lënë anësh edhe temën e zgjedhjeve lokale që pritet ë mbahen në vjeshtë këtë vit duke thënë se Gostivari kësaj radhe meriton ndryshim thelbësor. ‘Sot e prita edhe z. Nevzat Bejta, nënkryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe bashkë partiakun tim me të cilin gjere e gjatë biseduam për shumë çështje.Përveç realizimit me sukses të procesit të regjistrimit të popullsisë, debatuam edhe mbi zgjedhjet e radhës lokale që na presin në vjeshtë të këtij viti, me theks të veçantë për ndryshimin thelbësor që e meriton Gostivari.Zgjedhjet lokale do të janë konfirmim i politikave tona të drejta për qytetarët.”, tha Grubi

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…