Grubi: Ditë e trishtë, e vështirë për Kosovën dhe shqiptarët, por e drejta dhe e vërteta patjetër që do të ngadhnjejë

Artan Grubi

Ditë e trishtë, e vështirë për Kosovën dhe shqiptarët, por e drejta dhe e vërteta patjetër që do të ngadhnjejë.Kur je në të drejtën tënde, kur ke ndërgjegjën e pastërt, kur ke popullin me vete, shkon e ballafaqohesh burrërisht me drejtësinë pa të tu dridhur qerpiku.Me guxim e me vetbesim, si buzëqeshja e Fehmi Lladrovcit kur e pyesin “A kishit me vdek për Kosovën?”, “Gjithëqysh, me dëshirënë më të madhe. Më e shtrenjtë është liria se sa jeta. Ky do të ishte fati më i madh i imi i jetës.” u përgjigj heroi kombëtar, dëshmori Fehmi Lladrovci.Kur ke fajin mbi supe, siç kishin drejtuesit politik dhe ushtarak serb për gjenocidin ndaj popullit shqiptar dhe luftën në Kosovë por edhe në ish Jugosllavi, atëherë gjen birën e miut për ti ikur drejtësisë.Beteja e fundit do të jetë beteja e fitores!

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…