Grubi: Diversiteti kulturor 20 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, aset dhe jo konflikt

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ishte i pranishëm në Panel diskutimin me temë “Kultura 20 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit”, në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Zëvendëskryeministri i parë Grubi theks të veçantë i ka dhënë zhvillimit të kulturës në vend dhe themelimin e institucioneve të reja gjatë 20 viteve të fundit në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit. “Jam i nderuar që vetëm në këtë panel kam dy zonja drejtoresha të institucioneve kulturore, përkatësisht të Teatrit për fëmijë dhe dua të përgëzoj këtu znj. Toska për premierën e mbrëmshme në Teatrin për fëmijë si dhe dua të përgëzoj drejtoreshën e Galerisë nacionale Dita Starova gjithashtu ta përgëzoj për të gjitha aktivitetet që i ndërmer në kuadër të këtij institucioni në nivel kombëtar. Jeni të gjithë dëshmitarë që ndërmarim aktivitete të shumta gjatë këtyre ditëve për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit duke prekur të gjitha aspektet e rëndësishme të cilët i mbulon kjo Marrëveshje paqësore e cila përfundoi konfliktin e vitit 2001 për të hapur horizonte të ndryshme për të gjitha komunitetet në këtë vend por edhe për edhe për vendin, si rezultat i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Tashmë kur po i qasemi të gjitha arkivave, po shohim që prespektiva euroatlantike e vendit është garantuar pikërisht nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe marrja e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE për vendin tonë është drejtëpërdrejtë rezultat i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, në vitin 2005 në dhjetor të po atij viti. Diversiteti qoftë kulturor, qoftë etnik, qoftë fetar, në të shumtën e rasteve mund të jetë burim konflikti midis grupeve të interest apo përkatësisë, qofshin maqedonas apo shqiptar, musliman e të krishterë apo të besimeve të ndryshme, qofshin ato edhe me partitë politike, diversiteti ka dy ekstreme dhe të mundëshme, e para mund të jetë burim i konfliktit dhe e dyta burim i kohezionit, dhe pikërisht këtë e bëri Marrëveshjes së Ohrit duke shndëruar nga një burim të konfliktit në një burim të kohezionit shoqëror nëpërmjet sigurimit të barazisë midis komuniteteve të ndryshme dhe nëpërmjet barazisë të të gjithë qytetarëve para ligjit por edhe në obligimet para shtetit, dhe më së miri këtë rezultat të Marrëveshjes së Ohrit unë vlerësoj që mund ta shohim në Kulturë, sepse është një nga shtyllat kyçe të Marrëveshjes së Ohrit përfshirë edhe decentralizimin edhe përdorimin e simboleve dhe gjuhës, si dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në institucionet e vendit”, ka theksuar Grubi. Sipas Zëvendëskryeministrit të parë Grubi, këto institucione kulturore kanë nxjerë kuadro të cilat mund të drejtojnë këto institucione dhe të dëshmojnë kohezion kulturor të komuniteteve. “Sot, ndryshe nga para 20 viteve dhe 10 viteve para asaj do të thotë nga ’91 deri në vitin 2001, shohim shumë institucione të cilat janë themeluar si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit përfshirë teatrin e Tetovës, të Gostivarit, të Kumanovës, përfshirë Teatrin për fëmijë dhe të rritur në Çarshinë e vjetër të Shkupit, dhe Teatrin shqiptar i cili njihej si Teatër i kombësive por edhe shumë institucione të tjera kulturore të cilat janë drejtpërdrejt rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, siç është dhe Instituti i trashëgimisë kulturore në Shkup. Por, nuk u ndal këtu zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, vijoi më tutje duke promovuar kuadro të cilat do të mund t’i drejtojnë këto instutucione dhe do të dëshmojnë një kohezion kulturor të komuniteteve duke përfshirë Galerinë kombëtare dhe teatrot e ndryshme, dhe mos të harroj një institucion shumë të rëndësishëm të cilin e kemi themeluar pra Asambli i këngëve dhe valleve shqipe në RMV, i cili jo më larg se nesër në sallën e “Operës dhe baletit” do të shfaq premierën e “Valles së paqes”. Nga prespektiva e sotme, shohim rezultate konkrete dhe të prekshme në aspektin e kulturës si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, dhe shndërimin e diversitetit në aset e jo në konflikt, 20 vite pas”, ka thënë në fund të fjalimit të tij, Zëvendëskryeministri i parë, z. Artan Grubi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…