GRUBI: Do të përkrahim opozitën për ndryshimin e Ligjit për nënshtetësitë, por pa trumbetim mediatik (VIDEO)

Ne do të mbështesim propozimin e opozitës shqiptare në Kuvend edhe pse vlerësoj që ata nuk kanë fuqi që të mbledhin votat e nevojshme për ta kaluar atë si ligj. Ata është dashur që paraprakisht të punojnë e angazhohen bashkë me partitë tjera politike që fillimisht të sigurojnë shumicë parlamentare për të kaluar këtë propozim ligj. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në Click Plus.“BDI do të mbështet ligjin për nënshtetësitë por edhe atë të përpiluar në qeveri pasi që nëse kalon ky ligj, ta dini se ne e kemi mbështetur. Nuk është numër shumë i madh i qytetarëve që nuk kanë nënshtetësi, është nën 10 mijë persona të kësaj kategorie dhe nuk është mbi 70 mijë ashtu siç pretendon opozita shqiptare. Vlerësoj që ka vullnet të mirë në formimin e një grupi të punës, do të dihet numri i saktë i qytetarëve që nuk kanë nënshtetësi dhe personalisht stafi ynë do t’i kontaktojë ata me qëllim që tu zgjidhet problemi me nënshtetësinë”, ka deklalruar Grubi.