Grubi: Duke shërbyer ndaj idealeve përparimtare të vendit, nderojmë kombin dhe flamurin shqiptarë

Nën përkujdesjen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u mbajt sot në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut Akademi Solemne me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Zëvendeskryeministri i parë, Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se është detyrë e çdo shqiptari që ta ruaj flamurin dhe gjuhën shqipe që u fituan me shumë sakrificë.

Statusi i plotë:

Në akademinë solemne kushtuar ditës së flamurit tonë kombëtar të organizuar nën përkujdesin e liderit të kombit, Ali Ahmeti, rikujtuam moralin e fortë çlirimtar dhe vetëdijen e lartë kombëtare të trashëguar ndër gjenerata që nga Gjergji në mesjetë e deri te Ademi në fundshekullin e kaluar për të ruajtur flamurin e gjuhën tonë të lashtë.
Është obligim i çdo shqiptari që të nderojë kombin e të mbrojë flamurin, kjo është e mundur vetëm me punë e shërbim të sinqertë ndaj idealeve përparimtare që duhen ndjekur.
Lavdi e përjetshme të rënëve për flamur, gjuhë e dinjitet kombëtar!
Rroftë përjetë flamuri kombëtar dhe kombi shqiptar!

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…