Grubi: Është përgjegjësi e jona që t’ju gjendemi pranë prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot takoi përfaqësuesite shoqatës për persona me nevoja të posaçme “Bashkë mundemi” në Gostivardhe përfaqësuesit e Qendrës së autizmit “Fluturo për Jetën” në Tetovë.Gjatë këtij takimi z. Grubi me udhëheqësit e këtyre shoqatave biseduanpër punën që ata bëjnë dhe mënyrën e funksionimit në këtë periudhë tëvështirë që ka kapluar jo vetëm vendin tonë por edhe mbarë botën.Zëvendëskryeministri i parë Grubi fëmijëve me nevoja të posaçme tëkëtyre shoqatave iu dhuroi paketa me dhurata me rastin e festave të fundvitit.“Është përgjegjësi e të gjithë neve që t’ju gjendemi pranë prindërve tëfëmijëve me nevoja të veçanta dhe i sigurova që në Qeverinë e Republikëssë Maqedonisë së Veriut do ta kenë derën e hapur për të gjitha nevojat etyre dhe jemi këtu për t’ju shërbyer atyre në përditshmëri. Kishim njëvit të vështirë, të gjithë bashkë si shoqëri, por në veçanti prindërit efëmijëve me nevoja të veçanta dhe shpresoj se vitin e ardhëm metejkalimin e pandemisë do të përqendrohemi edhe në lehtësimin epërditshmërisë së këtyre fëmijëve”, ka thënë Grubi.Në përmbyllje të këtyre dy takimeve zëvendëskryeministri i parë dheministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z.Artan Grubi ka thënë se angazhimet e lëvizjeve për të drejtat epersonave me nevoja të posaçme në veçanti fëmijëve të kësaj kategoriemundësojnë krijimin e një shoqërie në të cilën këta fëmijë janë qytetarëtë barabartë dhe të integruar në shoqëri.Grubi gjithashtu ka thënë se ai dhe ekipi i tij do të mundohen të jenënjë zë i fuqishëm dhe korrektor i masave për këtë kategori të fëmijëvedhe se ai do të përkrah çdo nismë për ngritjen e çështjes së fëmijëve menevoja të veçanta.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…